Derisa disa artistë shqiptar kanë anuluar koncertet, shumica prej tyre nuk vepruan njëjtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje e kishte shpallë ditë zie në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë në Kroaci.
Por, disa emra të estradës nuk e kanë respektuar rëndësinë e veçantë të kësaj dite, përkundër disa të tjerëve që janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të viktimave në Kroaci.
Rina, Tayna, Melinda, Elvana dhe Capital T janë disa prej artistëve të cilët mbrëmë kanë anuluar koncertet që ishte e paraparë ti mbanin.
Ndërkohë që ngjashëm nuk vepruan Ledri, Lumi, Dj Regard dhe Azet të cilët i kanë mbajtur koncertet e planifikuara në turneun e tyre veror.