Këto baktere janë duke u bërë rezistente ndaj antibiotikëve

Doktorët me anë të eksperimenteve të bëra së fundmi, kanë verejtur se disa lloje te rrezikshme të baktereve janë duke zhvilluar mekanizma të rinj specifike për t’u bërë rezistente ndaj antibiotiëve, Sipas eskpertëve, ky zhvillim i baktereve mund të rezultoj në një situatë ku trajtimi i infeksioneve do të bëhet i pamundur, shkruan The Guardian

Shkencëtarët ne Britaninë e Madhe gjatë studimit të mostrave nga pacientë të infektuar, kanë identifikur 19 mekanizma të rinjë qe bakteret kanë zhvilluar për t’u bërë rezitente ndaj antibiotikëve.

Këto ndryshim të baktereve janë të inicuara nga faktorët gjenetikë dhe janë të afta t’i rezistojnë edhe atibiotikëve më të fortë duke përfshirë këtu carbapenems dhe antibiotikun colistin.

“Bakteret janë në një proces evolucioni dhe janë duke zhvilluar mënyra të reja të rezistenës ndaj shumë lloje të antibiotikëve”, tha Sharon Peacock, drjtor i Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë ne Britaninë e Madhe.

“Pavarësisht zbulimit të shumë vaksinave dhe antibiotikëve të rinj, kjo rezistencë e baktereve ndaj antibiotikëve mund të sjellje një situatë pandemike në të gjithë botën”, shtoi ai.

Shkencëtarët duhet të mobilizohen për gjetjen e metodave dhe trajtimeve të reja ndaj këtyre baktereve rezistente.