Këto janë ushqimet që e rrisin rrezikun e Alzheimerit për 70%

Njerëzit, të cilët kanë një nivel të lartë të yndyrnave në gjak janë 50 deri 75% më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit ose ndonjë çrregullim i demencës.

Studimi i fundit ka demonstruar edhe një herë rolin, që dietat dhe mënyra e të ushqyerit kanë në proceset kognitive të trurit.

Ky studim është bërë me 1600 japonezë, të cilët janë përcjellë për një periudhë prej 10 vjetësh. Këta pjesëmarrës nuk ishin të prekur nga kjo sëmundje. Në fillim të studimit ata i janënënshtruar testeve, për të parë nivelin e yndyrës në gjak si dhe janë analizuar dietat dhe mënyra e të ushqyerit.

Në fund të studimit, i cili u publikua të mërkurën në revistën “Neurology”, është vërejtur se personat, të cilët gjatë kësaj periudhe kishin përdorur ushqime, që përmbajnë yndyrna të kqija, ishin 50 deri 70% më të rrezikuar të preken nga sëmundja e Alzheimerit.

Mirëpo, çfarë janë yndyrnat e këqija?

Këto yndyrna mund të jenë prezente në disa ushqime siç është mishi dhe produktet e bylmetit. Mirëpo rreziku më i madh ndaj këtyre yndyrnave, vie nga produktet e krijuara nga dora e njeriut, përkatësisht produktet industriale. Ushqimet industriale përmbajnë këto lloj yndyrnash, për arsye se janë të lira, zgjasin një kohë të gjatë si dhe i japn ushqimeve një shije të mirë.

Disa nga ushqimet që përmbajnë këto yndyrna janë: kafeja, tortat, picat, ëmbëlsirat, biskotat, margarina dhe akulloret.

Ekspertët bëjnë thirrje që të bëhet shmangia e përdrimit të këtyre ushqimeve, dhe të fokusohen në ushqimet natyrale me bazë bimore.