KFOR tregon arsyen pse do të fluturojë me helikopterë në pjesë të ndryshme të Kosovës

Forcat e KFOR-it pritet që këtyre ditëve të kryejnë trajnime duke dërguar trupat e saja në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Përmes një njoftimi, ata kanë paralajmëruar se ushtrimet do të jenë me helikopterë dhe automjete të ushtarake

“Synimi i këtyre ushtrime është përmirësimi dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të KFOR-it që të mbështesë gatishmërinë për çfarë do rasti. KFOR-i rregullisht stërvitjet i mban për të mbajtur të gatshme për të përmbushur mandatin e vet”, thuhet në njoftim.