Kina i nisë mjekë Serbisë për ta luftuar Covid 19, dje Vuçiq sulmoi ashpër BE’në

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media rreth situatës së krijuar pas përhapjes së pandemisë COVID-19, ka drejtuar Kritika të ashpëra në drejtim të Bashkimit Evropian, duke thënë se Brukseli s’po e ndihmon fare Serbinë në situatën që po gjendet. Vuçiq ka thënë se në një situatë të tillë s’i mbetet gjë tjetër veçse të kërkoj ndihmën e vëllait të tij, presidnetit të Kinës, Xi Jiping.

E pas kësaj konfrence të Vuçiq, nga Ambasada e Kinës në Beograd kanë konfirmuar se po përgatitet kontigjenti i parë me ndihma drejt Serbisë, që përfshinë maska mbrojtëse, resiprator si dhe gjithashtu ekipe ekspertësh që do të ndihmojnë dhe asistojnë mjekët serb në luftën kundër koronavirusit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar konsulli kinez në Beograd, Tian Jishu, në Ambasadën Kineze në Beograd.

Ai ka thënë e tashmë përgatitjet janë duke u bërë, ndërkohë ka thënë se ende nuk e di shumën e sakt të mjeteve që do të vijnë nga Kina në Serbi.