Kishte sjellje të gabuara me gjyqtarin, zyrtari i Llapit dënohet me 300 euro

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje me Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.12.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave për të padisiplinuarit, pas përfundimit të ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë të zhvilluara me datë 01-02.12.2018.

Dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli disa vendime.

Ndër klubet më të prekura nga këto vendime është edhe Vushtrria.

Vushtrriasit janë dënuar me heqjen e tri pikëve.

Megjithatë, bëhet fjalë për kategorinë e kadetëve, e cila zhvilloi një ndeshje me Lidhjen e Prizrenit në javën e 15-të

Edhe lojtari i Vushtrrisë, Rizah Pllana ka marrë dënim – ndalesë loje për gjashtë ndeshje.

E gjithë kjo për shkak të mashtrimit dhe sjelljeve për paraqitje të parregulltë.

Përveç lojtarit, Pllana, edhe zyrtari i klubit, Muhamet Rexhepi është në procedurë disiplinore dhe kërkohet dëshmia e tij për rastin e lartëcekur.

Tutje, Muhamet Rexhepi, zyrtar i klubit të Llapit është në procedurë dhe është dënuar me një gjobë prej 300 euro.

E gjithë kjo për shkak të sjelljeve të gabuara të tij ndaj gjyqtarëve në ndeshjen, Trepça’89 – Llapi në Kupën e Kosovës.