Kjo është lopa që peshon më shumë se një makinë

Një lopë gjigante me ngjyrë bardhë e zi peshon më shumë se një makinë dhe është më e gjatë se Michael Jordan, duke u etiketuar si lopa më gjigante e Australisë.
Pronari, prej Australisë Perëndimore dhe pronari i liqenit të Preston, Geoff Pearson, rriti lopën 1,400 kg, të cilin e emëroi Knickers, në pronën e tij dhe i tha ABC News për shkak të madhësisë së saj ata nuk mund ta eksportojnë atë.

Për sa i përket gjatësisë, ajo arrin shifrën e 1.94 cm-ave, gjë që po e bën të konsiderohet më e gjatë se disa nga basketbollistët e NBA-së.

Sipas Librit Gines të Rekordeve Botërore, rekordi botëror për gjedhin më të madh është 2267 kg, ndërsa ai më i gjatë në librin e rekordeve në pak më shumë se dy metra.

Z. Mothersole tha për ABC se ekzistojnë një numër faktorësh kontribues për madhësinë e Knickers, përfshirë këtu historinë e gjatë të gjenetikës për mbarështimin e saj.