Kjo është skuadra e radhës nga Premierliga që kërkon Muriqin

Vedat Muriqi është në mesin e emrave më të përfolur në tregun e transferimeve.

Sulmuesi i Kosovës po kalon një sezon të mirë në fanellën e Fenerbahces në Superligën e Turqisë.

Paraqitjet e tij nuk kanë mundur të mos vërehen nga shumë skuadra evropiane, sidomos ato të Premierligës.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi turk Net Haber, Newcastle United është skuadra e fundit nga Anglia që është futur në garë për reprezentuesin kosovar, përcjell lajmi.net.

Problemet e shumta të Newcastle në fazën e sulmit, kanë bërë që ata të janë të gatshëm të paguajnë deri në 35 milionë euro për Muriqin.

Për Muriqin së fundi është raportuar se po kërkohet edhe nga Lazio.