Klinë, plaçkisin taksistin, dy persona në arrati

Të mërkurën në Klinë një person i cili punon si taksi ka raportuar në polici se dy pasagjerë e kanë kërcënuar dhe i kanë grabitur të holla, dokumentet personale si dhe një telefon

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës ku dy pasagjerët e panjohur për taksistin e kanë kërcënuar dhe i kanë grabitur të holla në vlerë prej 50 eurosh, një telefon celular si dhe dokumentet personale.

Grabitësit pas kësaj kanë ikur në drejtim të panjohur, bën të ditur policia në raportin 24 orësh