Klubi i Premierligës ia mësyn Lengletit

Klubi anglez, Everton ka hyrë në garë për qendërmbrojtësin francez, të cilin po planifikon ta shesë Barcelona. Lenglet ka shfaqur pasiguri në “Camp Nou”

Barcelona hasi në vështirësi në mbrojtje në sezonin e fundit. Dhe për këtë, gjiganti katalunas po mendon të bëjë ndryshime në vijën e fundit. Njëri prej futbollistëve që mund të largohet është edhe Clement Lenglet, i cili ka shfaqur pasiguri në sezonin 2020/2021

Futbollisti francez ndërkohë e ka marrë një ofertë nga Anglia. Në fakt, 26 vjeçari pëlqehet nga trajneri Rafa Benitez, i cili e ka marrë në dorë Evertonin. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Vetëm për ta larguar, Barcelona është e gatshme të bëjë zbritje për Lenglet