Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, do të jetë ndër të ftuarit e parë të Gjykatës Speciale.

Ky akt pritet të ndodhë në afat të shpejt kohor- kështu ka njoftuar duke u thirrur në burime të veta portali  Indeksonline .

Megjithatë nuk ka ndonjë deklarim nga ana e Rrustem Mustafës- Remit apo ndonjë deklaratë nga ana e zyrtarëve të Gjykatës Speciale.

Remi ishte komandant në zonën e Llapit ndërsa paslufte ishte deputet nga radhët PDK-së në parlamentin e Kosovës. Në bazë të kësaj, viti 2019 po del të jetë vit i nxehtë për Kosovën.