“Kompanitë e rrjeteve sociale të paguajnë taksa shtesë”

Një grup deputetësh britanikë po bën thirrje që t`i vendoset një taksë për fitimet e kompanive të mediave sociale, duke thënë se firmat po veprojnë në një “fushë të egër në internet”

Raporti i cili ndjek një hetim njëvjeçar mbi ndikimin shëndetësor të mediave sociale, thotë se industria duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë online.

Qeveria do të publikojë propozimet e veta brenda disa javësh.

Ky grup i deputetëve ftuan ekspertë, bamirës, prindër dhe të rinj për të dhënë dëshmi për hetimin e saj.

Sipas këtij hulumtimi, mediat sociale ndonëse kishin shumë efekte pozitive, të tilla si veprimi si një komunitet mbështetës dhe një vend i të mësuarit, ai gjithashtu mund t’i ekspozonte të rinjtë ndaj ngacmimit kibernetik, vetë-dëmtimit dhe ndjenjave të vetëbesimit të ulët.

Raporti pranoi se kishte akoma një mungesë të provave të forta shkencore që media sociale në të vërtetë shkakton probleme të shëndetit mendor tek të rinjtë, por tha se duhen marrë masa parandaluese për të minimizuar çdo dëm potencial.

Raporti, i shkruar me Shoqërinë Mbretërore për Shëndetin Publik, thotë se kompanitë si Facebook, Instagram dhe YouTube kanë filluar të adresojnë dëmet shëndetësore, por ka ende vend për përmirësim.

Chris Elmore ,njohës i rrjeteve sociale tha se raporti ishte një thirrje zgjimi për veprim domethënës.

Një zëdhënëse e qeverisë tha se “Qeveria së shpejti do të publikojë një Letër të Bardhë e cila do të përcaktojë përgjegjësitë e platformave online, se si duhet të përmbushen këto përgjegjësi dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk janë. Një rregullator i internetit, detyrimi ligjor i ligjshmërisë në platforma dhe një taksë për kompanitë e mediave sociale janë të gjitha masat që ne po konsiderojmë si pjesë e punës sonë”.