Kompromisi i kalbur

Shprehjen “kompromisi i kalbur“ po e përdori bashkë me një shprehje emfatike: “Le të bëhet çka të bëhet“, por gjithsesi kompromisi i kalbur është marrëveshje që duhet shmangur patjetër. Kompromisin e kalbur politik e shoh si marrëveshje, me të cilën vendoset apo mbahet gjallë një sistem jonjerëzor, një regjim i mizorshëm dhe i përuljes, regjim ky i cili nuk i trajton njerëzit si njerëz

Kompromisi si ndjenjë e poshtërimit

Ideja e regjimit jonjerëzor, regjimit të përuljes dhe të mizorisë, ashtu siç e kuptoj unë, udhëhiqet me marrëveshjen e mbështetur në kompromisin e kalbur. Regjimet jonjerëzore i rrënojnë vetë themelet e moralitetit. Moraliteti kërkon që ndaj njerëzve të sillemi si njerëz. Në emër të mbrojtjes së moralitetit, përfundojmë më një urdhëresë të rreptë: kompromiset e kalbura duhet të shmangen, për çdo çmim. Përfundimi është se porosia “për çdo çmim“ duhet të merret në mënyrë të aty për atyshme.

Në rrethana të ndryshme, jemi të detyruar që të pranojmë shumë më pak nga ajo që e kemi dëshiruar. Ne bëjmë kompromise. Ndoshta, siç mendoj unë, do të duhej që më tepër të vlerësohemi, duke u mbështetur në kompromiset që i bëjmë sesa në raport me idealet dhe normat tona. Idealet mund të na thonë diçka të rëndësishme, duke e pasur parasysh atë çka kemi dashur të bëjmë, por kompromiset në fakt na flasin për atë se çka jemi vetë ne! Ato më tepër flasin për qëndrimin tonë moral sesa që për këtë flasin prioritetet tona. Prandaj, shprehja e kompromisit nuk është në qendër të debateve filozofike, madje kjo çështje nuk ndodhet as në periferinë e tyre. Njëra prej arsyeve se pse kompromisi nuk paraqitet as si temë filozofike e politikës së përditshmërisë, rezulton nga prirja e filozofisë drejt teorisë ideale.