Komuna e Vitisë, shembull në përballimin e situatës me koronavirus

“Komuna e Vitisë, është komuna e cila padrejtësisht u mbyll nē karantinë nga qeveria e Kosovës, menjeher pas konfirmimit të  rastit të parë  pozitiv ne virusin COVID-19 në Stubëll.

pavarësisht se kryetari i komunës Sokol Haliti, bashkë me institucionet tjera veq kishte marre masat qe i lejon ligji, duke e futur Stubllen në karantinë dhe duke marre masat e nevojshme per mbrojtjen e qytetareve nga ky armik i padukshëm.

Perpos ballafaqimit të drejtpërdrejt dhe ofrimit të ndihmës per banoret e Stublles, puntorët  shëndetësor, policinë dhe mekanizmat tjerë institucionalë, kryetari Haliti dhe ekipi i tij, kanë lujatur një rol tejet të rëndësishëm për menaxhimin e situatës dhe në masat parandaluese të koronavirusit” ka thënë për iliria.tv, Besim Ymeri kryetar i degës së AKR-së në Viti.

“Komuna e Vitisë përkundër mungeses se buxhetit dhe mungeses se perkrahjes nga qeveria qendore ka bërë dezinfektimin e hapësirave publike, desinfektimin e shume objekteve ne Stubëll (shkolla, kisha si dhe objekte tjera) por edhe ka kordinuar me sukses bashke me Policinë e Kosovës masat për parandalimin e virusit.

“Kryetari Haliti, megjithe vështirësitë ne kete kohe pandemie eshte treguar vertet nje menaxher largpames dhe me vetedije te larte per kujdesin e se keqes.

Padyshim është shembull per te gjithe se si menaxhohet nje situate e tille” ka shtuar Ymeri.