Konflikt në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gllogovc nën dyshimin se pas një konflikti në rrjete sociale që kishte pasur me një person, ka përcjellë këtë të fundit.

PK ka raportuar se pas kontrollimit të veturës të të dyshuarit u konfiskua edhe një pistoletë me pesë fishekë së bashku me një shkop druri.

Rasti ka ndodhur dje në orët e mëngjesit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.