Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për vdekje të foshnjave

Duke iu referuar një studimi të ri, pirja e duhanit gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun që foshnja të vdesë. Ky studim u bë duke vrojtuar 20 milion lindje, në mesin e të cilave 12.000 kanë përfunduar me vdekje.

Studimet u bënë nga një grup i doktorëve të cilët publikuan rezultatet të hënën në Qendrën për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Informacionet u analizuan që nga viti 2007 deri ne vitin 2011, dhe rezultuan që rreziku për vdekje tek foshnjat rritej për 0.07.

Gjatë kohës kur një nënë konsumon një pako cigare në ditë gjatë shtatzënisë ajo dyfishon rrezikun e vdekjes te foshnja.

“Gjëja kryesore gjatë këtij studimi e cila duhet cekur, është që nëse përdoret edhe vetëm një ose dy cigare në ditë ajo do të rritë rrezikun për vdekje”, thotë dr. Cedric Rutland, një nga pjesëmarrësit e këtij hulumtimi.

Gratë të cilat ndalojnë pirjen e duhanit edhe në muajin e tretë të shtatzënisë, ulin rrezikun për vdekjen e foshnjës së tyre për 12%.

Vdekjet e papritura të foshnjave deri tani mbesin një fenomen i pashpjegueshëm. Mjekët kanë vërejtur një lidhshmëri në mes të pozicionit të foshnjave në gjumë, dhe kanë parë që foshnjat 1 muajshe deri 1 vjeçare nëse bëjnë gjumë në pozitën e shtrirë në gjoks kanë një rrezik më të lartë të vdekjes, shkruan Dailymial

Përdorimi i cigares gjatë shtatzënisë shkakton obezitet, astmën dhe probleme të tjera me frymëmarrje. Zhvillimi i kampanjave të cilat edukojnë prindërit për mënyrën e trajtimit të foshnjave kanë ndikuar pozitivisht duke ulur numrin e vdekjeve të foshnjave për 50%.