“Kontrabanda po vazhdon, ka mallra serbe në Kosovë”

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq, ka deklaruar se në Kosovë kanë hyrë 90 milionë euro më pak mallra në tre muajt e fundit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raportojnë mediet serbe.

Ljajiq ka shtuar se më 21 shkurt 2019 do të dihet bilanci i saktë se sa më pak mallra janë eksportuar në Kosovë. “Tregtia ka funksionuar në minimum, ose kontrabanda po funksionon, pasi që mallra serbe ka në Kosovë”, ka shtuar Ljajiq.

Ai nuk e hedhë poshtë mundësinë se mallrat serbe fillimisht shkojnë në Mal të Zi, Kroaci, Maqedoni dhe pastaj kthehen në Kosovë.