Konviktet janë bërë gati për karantinë – flet Ministrja e Arsimit

Konviktet e studentëve janë të gatshme të shfrytëzohen si karantinë nëse një kërkesë e tillë vjen nga shteti. Kështu po thonë Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë bërë ëprgstitjet e duhura, por ende nuk është marrë asnjë vendim për shfrytëzim të konvikteve si karsntinë.

“Në rast se na duhen, konviktet i kemi të gatshme. Nuk është marrë ende asnjë vendim, por mund të merret në minutat, orët, apo ditët në vazhdim. Shumë shpejt do të merret një vendim. Prej neve është kërku nga Komiteti Koordinim dhe Vlerësim të situatës dhe organeve tjera relevante. Cdo gjë që kërkohet në këtë kohë, duhet të ofrohet”, ka thënë Bajrami.

Ndërkohë, se konviktet janë të gatshme për t’u shndërruar në karantinë e ka konfirmuar edhe drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

“Ne i kemi bërë gati konviktet për cdo eventualitet, nuk është që nuk na kanë thënë me i shiku kapacitetet tona. Konviktet janë gati, kur janë gati për studentë, janë edhe për te gjitha kategoritë tjera”, ka deklaruar Sfishta.

Ndryshe në bazë të njoftimit që kishte bërë Qendra e studentëve vitin e kaluar, konviktet kanë kapacitet për 4 mijë persona.

Si objekte të përshtatshme për karantinë janë përmendur edhe qendra për të huajt në Vranidoll dhe Parku i Inovacionit në Prizren.