Koronavirusi hyn në shkolla, 20 mësues të infektuar në të gjithë vendin, 9 vetëm te “Jeronim Derada”

Mbi 20 mësues raportohet se janë infektuar me koronavirus në gjithë vendin. Të hënën

pritet që Ministria të japë të dhëna të sakta për të gjitha rastet në radhët e mësuesve.

Në Tiranë, shkolla “Jeronim De Rada” ka 9 mësues të infektuar, mes tyre dhe Drejtoresha.

Momentalisht ka një drejtoreshë të komanduar. Në këtë shkollë ka dhe mësues të karantinuar për shkak të kontaktit që kanë pasur me kolegët e infektuar.

Ndërkohë një mësuese pozitive për Covid-19 raportohet te gjimnazi “Partizani”, një mësuese te “Asim Vokshi”, një mësuese te “Avni Rustemi”, dy mësuese në shkollat e Qesarakës, një mësuese te shkolla “17 shkurti”.

Ndërkohë tre nxënës janë izoluar para fillimit të mësimit.

Një pjesë e mësuesve janë infektuar para hapjes së shkollave me 14 shtator.