Koronavirusi në Spanjë rritet deri në 1500 raste në ditë

Rastet e personave të prekur me koronavirus në Spanjë kanë shënuar rritje të madhe, nga 1500 deri në më shumë se 5700, kanë konfirmuar zyrtarët e shëndetit publik, raporton BBC.

Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë, e cila ka 15 mijë raste të konfirmuara.

Lajmi vjen pak para se qeveria spanjolle të shpallë emergjencën kombëtare, vetëm për herë të dytë në histori të shtetit

Të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Evropën si qendër të pandemisë Covid-19.

Deri të shtunën Spanja ka shënuar 136 viktima. Kurse numri i të infektuarve është rritur në 5753, më shumë se 1500 persona në ditë. Të premten numri i të infektuarve ishte 4231.

Pritet që Spanja sot të imponojë bllokimin mbarëkombëtarë.