Kosova si shoqëri në trajtim socio-psikologjik

Shkruan: Hisen Berisha

Injoranca nuk e duron dijen. Ndaj dijes ndjehet në presion dhe kompleksohet nga iritimi, ngase dija e mbyt injorancën me shpërfillje.
Kur dija shoqërohet edhe me guximin e artikuluesit (kurajon qytetare), atëherë bëhet përjashtuese e injorancës.
Në variantin më te keq, kur injoranca dominon kolektivisht, mbijeton mbi IMPROVIZIM të ambientit ku zhvillohet.
Dija pa kurajë qytetare, izolohet ose shndërrohet në kategori përqeshëse për injorancën.

Këtë mund ta ilustrojmë në shoqërinë tonë me deklaratën e një qytetari që punon shofer në një institucion publik. (“….nuk kanë të drejtë të ankohen arsimtaret e profesorët dhe as kirurgët të protestojnë dhe as krahasohen me ne, se ata paskan shumë vite shkollim e dije shkencore. Ne punojmë deri 14 orë në ditë me “vollan” në dore. Kush po ta vet shkollën sot. E kam në dorë jetën e presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit a ministrit, ti palo mësues je! sa të duash ka…)

Injoranca mbijeton me pandershmërinë, ngase në veprim udhëhiqen nga doktrina “me të pandershmin mos hy në lojë se të mund me përvojë”

Improvizimet nuk garantojnë qëndrueshmëri afatgjate. Gjithçka e improvizuar është me mandat të përkohshëm.
Pra, me kohën do të destabilizohet nga brenda për shkak të paqëndrueshmërisë që i jep fakti se është ngritur mbi improvizime. Kurse të jetohet mbi një improvizim duhet të jesh njeri apo shoqëri injorante.

Të vetmit persona që kanë bë politik reale pa improvizime po rezultojnë Rugova pa improvizime 70%, dhe me mënd 100%.
Sali Berisha 100% me dije dhe mend.
Ramush Haradinaj pa njohuri e me zemër 100%.

Tjerët të gjithë me improvizime edhe në vlera e çështje të ndjeshme si demarkacioni, pavarësia, institucionet, ushtria, vlerat e lirisë, të gjitha që nuk janë bërë me asistencën ndërkombëtare.

Andaj s’ka stabilitet politik as ekonomik e as institucional, se mungon serioziteti kur ti vet së pari nuk e beson atë që bën.
Kur bën improvizime ke mosbesim në çdo gjë dhe nuk udhëheq me vizion por me stihi sipas rastit.
Je i ndikueshëm dhe fluktual në çdo qëndrim.
Shembulli më i mirë ilustrues janë qëndrimet e lidershipit kosovarë si në rastin e Presidentit dhe strategjisë për çështjen e stabilizimit e krijimit të integritetit territorial. Versioneve që luhaten sipas influencimit nga akterët e skenës politke botërore. Pra, pa pasur një strategji nacionale të bazuar mbi të vërteten dhe faktet historike që na mbështesin.
Me i freskëti është rasti i kryeministrit i cili që nga demarkacioni me Malin e zi e deri te taksa 100% dhe demarkimi me Serbinë veç së fundmi e shfaqi fluktuimin e radhës rreth statusit politik të Kosovës.
Për më keq, në deklarimet e tyre nuk po i kanë në vëmendje as edhe qëndrimet plebishitare të qytetarëve të Kosovës që prej vitit 1991, e deri te njohja nga USA e Kosovës shtet i pavarur e sovran në kufijtë që kishte sipas kushtetutës bazë 1974.
Në rastin e Çamërisë është edhe më keq.
Kurse Maqedoni dhe Mal te zi nuk ka këso rrethana sepse janë brenda ekipet shtetformuese me jo shqiptare, qe po bëjnë shtete reale dhe të qëndrueshme pa asnjë improvizim. Pra mu pse shqiptarët nuk janë faktor determinues shtet ndërtues por vetëm mbështetës.