Kosova U-15 shënon fitore bindëse ndaj Rumanisë

“Dardanët” e rinj e kanë nisur me këmbë të mbarë eksperiencën në turneun e basketbollit në Maqedoninë e Veriut duke e mundur Rumaninë me rezultat 75:49

Kosova U15 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore.

Dardanët e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49.

Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.

Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron Dahsyla realizoi 15.

Ndërkohë, Kosova U15 te femrat ka pësuar nga Rumania 32:71.

Takimin e radhës e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.

Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës.

Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.