Kosova U17 barazon me kampionin e Evropës

Futbollistët e Kosovës, grupmosha U17, kanë barazuar si mysafirë me kampionin e Evropës, Holandën, në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Estonia 2020”.

“Dardanët” e rinj kanë treguar lojë shumë të mirë përballë holandezëve duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë, 1:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Jimenez, në minutën e 10-të, derisa golin për Kosovën e shënoi Bleron Ademi, në minutën e 59-të.

Në kuadër të Grupit 12, Kosova do të luajë me Slloveninë më 12 tetor, e me Uellsin më 15 tetor.