Kosovarja e parë që shkon si diplomate në kryeqytetin rus, Moskë

Vajza nga Kosova, Aridona Fazliu, është pjesë e misionit diplomatik të Zvicrës në Moskë.

Në rrjetet sociale, të afërm të Aridonës, kanë publikuar pasaportën diplomatike të familjares së tyre, e cila është kosovarja e parë që ka shkruar në Moska me mision diplomacie, marrë parasysh që Rusia nuk e njeh Kosovën, e nuk kanë asnjë raport diplomatik.

Një familjare e Aridonës shkruan në Facebook se kushërira e saj edhe pse përfaqëson Zvicrën në Moskë, ajo indirekt përfaqëson edhe Kosovën

Postimi i plotë:

Çika e agjës tim, Aridona Fazliu së shpejti me mision diplomatik në Moskë, Rusi. Ajo atje zyrtarisht përfaqëson Ambasadën Zviceriane, por indirekt edhe Kosovën.

Aridona, me shumë këmbëngulësi dhe vullnet të hekurt deri tash ka punuar në Zyrën e Imigracionit në Zvicër, ku edhe ka dëshmuar vetën se me punë mund t’ja dalësh kudo dhe kurdo.

Aridona, ti m’bën të ndihem krenar në dy mënyra, e para se je shqiptare e Kosovës dhe e dyta se i përkasim të njejtës familje.

Të priftë e mbara dhe mos tu ndalshin sukseset!

P.s. I love you <3

Të presim s’shpejti në Kosovë!