fbpx

Krofne me pak përbërës

Këto krofne kanë një shije shume të veçantë, ndërkohë që përgatiten brenda një kohe të shkurtë e me shumë pak përbërës.

Përbërësit

2 vezë
2 gota qumësht i ngrohtë
pak kripë
5 gr tharm buke

Udhëzimet

Hapi 1
Tharmin e bukës e vëmë të fermentojë bashkë me pak qumësht të ngrohtë.

Hapi 2 
Pastaj shtojmë vezët, qumështin e miellin dalngadalë duke e rrahur masën me tel kuzhine. Formojmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të dyfishohet në masë.

Hapi 3 
Pastaj e hapim një petë të madhe dhe nxjerrim krofnet me një formë rrumbullake (duke përdorur një gotë!).

Hapi 4 
I lëmë të pushojmë dhe një 15 minuta të tjera, ndërkohë që ngrohim vajin.

Hapi 5 
Krofnet i pjekim në vaj të nxehtë. Menjëherë pas pjekjes i kalojmë në sheqer pluhur.
Ju bëfshin mirë.