Kryeministri i Maqedonisë jep dorëhqjen

Kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Një gjë të tillë e konfirmoi vetë ai mëngjesin e kësaj të premte, ndërsa tha se pret që brenda ditës të nisë procedura edhe në Kuvend.

“Këtë mëngjes në orën 8.30 Qeveria nis punën dhe unë isha atje, nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me marrëveshjen dhe në bazë të Ligjit për qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e Qeverisë teknike”.

Në emisionin Brifingu i Mëngjesit në TV Slobodna, Zaev, u shpreh se nuk pret të ketë ndonjë problem gjatë zgjedhjes së Qeverisë teknike.

“Do të duhet të kaloj pa probleme dhe duhet të jetë normale nëse jemi një vend normal pasi zgjedhim një qeveri të përbashkët. Do të potencoj edhe njëherë se kjo parktikë e Qeverisjes ishte edhe në vitin 2016 me kërkesë tonën. Dita fillon me dorëhqejne time, dorëhqeja në çdo moment duhet të arrij në arkivat e Kuvendit, ku kryetari i Kuvendit thërret seancë. Me konstatimin e dorëhqejes time sigurisht do të bëhet një pauz që kandidati i ri për kryemnisitër, Oliver Spasovski të merr mandatin dhe të ti deponoj në Kuvend propozimet e kabinetit të tij. Propozimet janë dy paketa, e para është ministrant e qeverisë dhe e dyta janë zëvëndës ministran. Kjo është e ashtuqujtura Qeveri e Përzhinës e cila ka për detyrë ti përgatis zgjedhjet demokratike të cilën janë edhe pritshmëria e qytetarëve, gjithsesi edhe pritja im që të kemi vërtetë zgjedhje për kryeminsitër”, tha Zaev.