Kryeministri Zaev kërkoi dorëheqje nga drejtori i burgut të Shutkës

Zoran Zaev sot kërkoi dorëheqje prej drejtorit të burgut të “Shutkës”, Gjoko Kotevski.
Kryeministri Zoran Zaev sot kërkoi dorëheqje prej drejtorit të burgut të “Shutkës”, Gjoko Kotevski, pas dy incidenteve të djeshme në oborrin e këtij institucioni ndëshkues, në të cilat ka pasur persona të lënduar të cilët kanë qenë në paraburgim.

Kryeministri e dënoi aktin dhe theksoi se pa dallim prej asaj se kush është fajtor për incidentet, ai ka kërkuar përgjegjësi nga drejtori. Dorëheqjen ai e pret më së voni deri të hënën.

Pas këtij vendimi u ndal edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska.

“Rasti meriton dhe do të ketë hetim. Duhet të shihet nëse është bërë dhe ku është bërë lëshim. Duhet pasur përgjegjësi se kush ka lejuar të ketë kontakt të afërt midis këtyre dy grupeve, pa dallim nëse kjo është praktikë e zakontë ose jo. Në situatën konkrete duhet bërë vlerësim për disa rreziqe të caktuara”, tha ministrja Deskoska, raportojnë mediat maqedonase.

Aho vlerëson se nëse ka pasur edhe sulm fizik edhe kontakt ka hapësirë hetim të nis edhe prokurori publik, ndërsa me rastin të merret edhe Avokati i Popullit.