Kryetari i Vitisë: Kryeministër, a ke plan për ne?

Komuna e Vitisë po qëndron e izoluar nga dita e premtë e javës së kaluar. Në fshatin Stubëll të kësaj komune, u konfirmuan rastet e para të prekura me virusin Covid-19. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se deri më tani askush nga qeveria nuk ka ofruar asnjë ndihmë. Ndërkohë që qyteti po qëndron i izoluar, Haliti thotë se banorët nuk kanë se si të furnizohen me ushqim e barëra, të cilat janë në rezervat e fundit

Të izoluar gati qe një javë, vitiasit përveç përballjes më koronavirusin, kanë një tjetër hall. Atyre po iu mbarojnë rezervat ushqimore e medikamentet.

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka thënë, ka thënë se izolimi po shkakton telashe në furnizim, pasi banorët e Vitisë nuk mund të dalin nëpër qytetet tjera.

“Tash e një javë jemi në karantinë, nuk e kemi problemin që jemi komuna e parë e prekur, por janë mbi 50 mijë banrë në 40 fshatra të Vitisë. Prej tyre ka shumë të sëmurë që kanë nevojë për barna. Vendimi për furje në karantinë na ka shkaktu telashe me furnizime. Vitisë i ka shkaktu izolim të dyfishtë, nuk lejohen qytetarët me dalë me u fuzniu me miell”, ka thënë Haliti.

Ai ka shtuar se asnjë nga institucionet nuk i ka ofruar ndihmë Vitisë, derisa adreson kritika edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Qeveria është dashtë me vepru krejt ndryshe, vetë kryeministri Albin Kurti është dashur t’i dalë në ballë situatës. Është dashur të konsultohen edhe me ne kur kanë marrë vendimin. E kanë izoluar Vitinë ndërsa Kllokotin që është edhe më afër vatrës së krizës jo. Ky nuk është menaxhim i situatës, është menaxhim i keq”, ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se mungojnë edhe paisjet mjekësore, si dezinfektuesit e rrobat për stafin mjekësor.

“Si të veprojë Vita pa materiale, nuk po na japin as udhëzime. Kam qenë në Stubëll, janë të koordinuar, kemi ndihmu sot me barna, janë furnizu edhe vetë banorët. Janë vetëm 15 palë rroba mbrojtëse për mjekët që janë në vijën e parë e ballafaqohen me pacientët, nuk mjaftojnë”, ka deklaruar Haliti

Ndërkohë, Vitia ka numrin më të madh të personave të prekur nga virusi Covid-19. Nga kjo komunë janë prekur 7 persona.

Kujtojmë se në Kosovë janë shënuar gjithsej 20 raste të personave të prekur me koronavirus. Rasti i fundit u konfirmua mesditën e së mërkurës nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.