“Ku ishin këta magjistarë këto 20 vite”, nënkryetarja e VV-së reagon pas shkarkimit të Veliut

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Kollçaku i ka thurur lavde kryeministrit Kurti duke thënë se ai është i vendosur e kompetent

Ka thënë se vendimi në fjalë është në mbrojtje të kushtetuetshmërisë dhe sovranitetit të vndit.

Postimi i plotë i Kollçakut:

ALBIN KURTI,
Kryeministër për të cilin ka nevojë Republika, sot më shumë se kurrë,
I vendosur dhe kompetent, në mbrojtje të kushtuetshmërisë, integritetit dhe sovranitetit të vendit, në mbrojtje të shëndetit publik.

Ku ishin këta magjistarë, këto 20 vite, që tani oftojnë zgjidhje ideale?.