Kujt po i pengon derbi mbarë Shqiptarë-Kombtar,Gjilani -Drita?!

Kohëve të fundit kemi zëra nga disa personalite të sportit, apo edhe disa media-portale që dëshirojne ta zbehin apo ta bartin tjetër kund përqendrimin për derbin më të madh në trojet Shqiptare.

Derbi Gjilani-Drita është derbi mē i madhe kombtar në të gjitha trojet Shqiptare, qyteti i Gjilanit nuk është vetem kryeqytet i futbollit, por është akademi dhe universitet në veti i futbollit dhe i tifozëris, mbar kombtare.

Vetem këto dy tifozeri të ketyre dy klubeve dinë tē bëjnë atmosfer të till, atmosfer, që rrall shihet në stadione apo qytete tona.

Se pse ky derbi është ma i madhi në trojet Shqiptare e pse e jo edhe në tërë gadishullin Ballkanik po ju jepi disa arsyeje:

1.Ështe i vetmi derbi që ndan në dysh vëllezrit, bashkshortët, rruget, fëmijen me prind, kafiterit, farefisin Etj etj.

2.Për derbin Gjilani-Drita kan shkru te gjitha mediat evropiane e botrore e deri në Azin e larget.

3.Dy javë para derbit dhe dy javë pas derbit, flitet per derbi.

4.Kosova është pranu në Uefa dhe FIFA,me inserte, dhe ngjarje nga ndeshja Gjilani-Drita,dhe atmosfera e krijuar nga të dy grupet e tifozëve.

5.Qyteti i Gjilanit jo rastësisht ka marê epitetin si Italia e vogel.

6.Derbi Gjilani-Drita konsiderohet derbi i tret lokal në Ballkan pas ati Olimpiakos-Panatinaikos, në Greqi, dhe pas Crvena Zvezdes-Partizani nē Serbi, ne jemi rendit si derbi i tret lokal nē Ballkan pas këtyre dy klubeve.
Mirpo sipas disa analisteve dhe ekspereve të vendit dhe jasht vendit derbi Gjilani-Drita nëse e marim për kokë banori llogaritet si derbi mē i madh lokal në Ballkan. Arsyeja është ,Greqia si kryeqytet, me mbi tre miljon banor,dhe Beogradi si kryeqytet me afer dy miljon banor, këto qytete si kryeqendra kan dukshëm ma shumë banor se sa qyteti i Gjilanit që ka mbi 100 mijë banor,prandaj me plot kuptimin e fjales mund të themi që Gjilani-Drita është derbi më i madh lokal në ballkan, e ma i madhi nga të gjitha llojet në Shqiptari.

Prandaj në vend që të gjithë ti gëzomi kêti derbi, kësaj atmosfere,këti organizimi,që kan ditë ta krijojnë këto dy klubet dhe këto dy tifozeri,disa me qëllime caktume mundohen me humbe këto pasuri shtetrore që e kemi!

Shteti i Kosoves dhe FFK-ja derbin Gjilani-Drita duhet ta vlersojn si një pasuri shtetrore, si një vler kombtare, që është shumë vështir të krijohet.
Shteti i Kosoves qytetit Gjilanit duhet t’ja krijoj kushtet për të gjithë dashamiret e futbollit jo vetem Gjilanas, por për dashamiret e të gjitha trojeve Shqiptare që kan dëshir me qen të pranishem në stadion.

Shtetet tjera hargjojnë miljona e miljarda për me kriju një pasuri të till, e nuk munden me bë,kurse ne shteti jonë e kemi një gje të till, një pasuri që gjithkush na ka lakmi,andaj kërkoj nga të dy ekipet Gjilanase,nga të dy tifozerit Gjilanase,që ta ruajme me fanatizem ketë derbi, këtë pasuri kombtare që e kemi, ta bartim te gjeneratat e reja,e sa të egzizton kjo botë le të egzistoj edhe derbi jonë,e i gjithë Shqiptareve Gjilani-Drita.