Kur do të paguajnë kosovarët taksë për autostradat e tyre, flasin zyrtarët e MI’së

Edhe Kosova pritet që të implementojë pagesa për shfrytëzuesit e autostradave.

Por për dallim prej taksës në “Rrugën e Kombit” ku kosto është shumë e lartë dhe joreale për standartin e qytetarëve, kosto e autostradave në Kosovë do të jetë më e vogël dhe vetëm do të jetë e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Gjithsesi, zëvendësministri Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i kësaj takse nuk do të fillojë këtë vit, pasi që fillimisht do të kryhet studimi i fizibilitetit.

“Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në vendosjen e biletave për pagesë të autostradave. Faktikisht nuk do të ndodh këtë vit, vitin e ardhshëm të shohim se deri ku po mbërrijmë në këtë situatë me kry studimin e fizibilitetit dhe me pa sa do të jetë kostoja”, thotë Kadriu për mediumin lajmi.net.

Ndërkohë sa i përket pagesës së kostos, Kdriu shprehet kështu:

“Kurrsesi nuk do të jetë sa e Rrugës së Kombit, ne do të shkojmë me kosto minimale sa të mbulojmë shpenzimet e mirëmbajtjes”

Për taksën në “Rrugën e Kombit” ka pasur kundërthënie të shumta.