Kur është ‘’Black Friday’’ 2020 dhe kur fillojnë shitjet? Gjithçka që duhet të dini

Ngjarja më e madhe e blerjeve të vitit është gati, me pak më se një javë për të shkuar deri të ‘’Black Friday ‘’2020

Ngjarja fillimisht vjen nga Amerika dhe gjithmonë bie të nesërmen pas Falënderimeve, me shitje gjatë fundjavës dhe në Cyber Monday, ku mijëra artikuj, njerëzit mund t’i gjejnë me zbritje të madhe.

Gjërat do të jenë pak më ndryshe këtë vit, pasi që Anglia dhe shumë shtete tjera janë në bllokim si pasojë e koronavirusit. Ndërsa Anglia vazhdon bllokimin e saj të dytë kombëtar, ngjarja do të jetë ekskluzivisht në internet ‘’online’’ këtë vit pasi dyqanet do të mbesin të mbyllura dhe ne po presim që shitësit të rritin zbritjet në një përpjekje për të kompensuar të ardhurat e humbura gjatë pandemisë.

Amazon ka filluar shitjen e shumë produkteve, ku edhe ka pasur jashtëzakonisht shitje të shumë produkteve, të tilla si produkte teknologjike, gjëra bukurie për femrat, zbukurime për shtëpi, dhe rroba të ndryshme për të rritur dhe fëmijë.

Kur është e ‘’Black Friday’’2020?

Dita e madhe e blerjeve është e premtja me 27 nëntor. Shitjet më pas do të vazhdojnë në fundjavë dhe kryesisht mbarojnë të hënën me 30 nëntor, i njohur gjithashtu si ‘’Cyber Monday’’, megjithëse disa shitës vazhdojnë marrëveshjet e tyre më vonë gjatë muajit.

Lajm i mirë është se shitësit kanë filluar shitjet e produkteve që ata posedojnë, dhe ata deklaruan se kjo është më e hershmja që kemi parë deri më sot, dhe kemi bërë tashmë disa marrëveshje të shkëlqyera për artikuj me bileta blerjesh të mëdha si: Apple AirPods, Nintendo Switch, KitchenAids dhe pastruesit vakum Shark ‘’Vacuum Shark’’ shkruan the Independent