Kurti i përgjigjet LDK’së: Ndryshuat qëndrim për taksën, duhet referendum

Sipas kryeministrit Albin Kurti, heqja e menjëhershme e tarifës ndaj produkteve serbe, pa vënë reciprocitet, është pozicion ekstremist.

“Mbajtja e tarifës, pa reciprocitet, është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë e tarifës, pa e hequr e pa e përmendur reciprocitetit, është po ashtu pozicion ekstremist. Ne duhet të kemi qëndrim normal, nuk mund të jemi ekstremistë”, tha Kurti në seancën e jashtëzakonshme.

Kurti thotë se ata që kanë ndërruar qëndrime për tarifën, e që tash po kërkojnë që të hiqet, atëherë duhet të kërkojnë, që kjo të realizohet përmes referendumit.

“Ata që kanë ndërruar qëndrim, duhet të krijohet referendum”, ka thënë Kurti.

Më herët shefi i Grupit parlamentar të LDK’së, i kërkoi Kurtit ta heq tarifën.

Kurti thotë se me heqje graduale të tarifës do të krijoheshin gradualisht edhe kushtet për t’u rikthyer në dialog.