Kurti në mbledhje të Qeverisë shpreh mirënjohje për Kroacinë: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë që u ka dal në ndihmë të lënduarve në aksidentit që ndodhi në këtë shtet.

Kurti u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve dhe ka thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.

“U shpreh ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët” tha Kurti.