Kusari-Lila: Edhe në Kuvend pihet duhani, s’kemi kredibilitet të flasim për ndotjen e ajrit

Sot po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndotjen e ajrit në Kosovë.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, tha se deputetëve të Kosovës u ka humbur kredibiliteti për të folur për këtë çështje për arsye se vet ata deputetë nuk janë në gjendje të mbajnë ajrin e pastër brenda objektit të Kuvendit, duke thyer rregullat e pirjes së duhanit në ambiente publike, raporton lajmi.net.

“Nuk jemi në gjendje ta mbajmë ajrin e pastër brenda Kuvendit nga pirja e jashtëligjshme e duhanit, neve na ka humbur kredibiliteti për të folur për ajrin e ndotur” tha Kusari Lila.

Ajo shtoi se kjo ndotje nuk po ndodh për shkak të faktorit klimatik, dhe sipas saj fajin më të madh për këtë ndotje e ka faktori njëri.

“Këto ndotje nuk po ndodhin për faktorin klimatik por për faktorin njeri, ironia është se organet kompetente janë  vet pjesë përbërëse ndotjes së ajrit” shtoi Kusari Lila.