Kush është katoliku në familjen e Hashim Thaçit?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një deklaratë interesante për të përditshmen franceze Le Point.
Ai ka folur për tema të ndryshme, ku mes tjerash, është pyetur edhe “A paraqet problem për integrimin e Kosovës në BE, fakti që popullsia është shumicë myslimane”.

Thaçi ishte përgjigjur për këtë pyetje, por mes tjerash ka thënë se “Në familjen time kemi të krishterë dhe mysliman”.

Në fakt, Thaçi nuk është deklaruar ndonjëherë për përkatësinë e tij fetare, ndërsa pyetja që lindi pas kësaj përgjigje nga shumëkush është se “kush është katoliku në familjen e Thaçit”.