Ky është kushti i Allegrit për Man Utd

Massimiliano Allegri ka informuar Manchester United se do merrte drejtimin e skuadrës vetëm nëse kjo pozitë i ofrohet në javët e ardhshme.

Ish trajneri i Juventusit aktualisht është i papunë që pas largimit nga Torino pas përfundimit të sezonit të kaluar, dhe raportohet se ai mund të bëhet trajneri i ri i Manchester United.

Ole Gunnar Solskjar vazhdon të jetë nën një presion të vazhduar pas një starti aspak të mirë të këtij sezoni, dhe ai mund të humbas punën nëse mposhtet edhe nga Liverpool në derbin e ardhshëm në Premierligë.

Nënkryetari ekzekutiv i Man Utd, Ed Woodward i kishte ofruar kontratë tre vjeçare Solskjaer vetëm gjashtë muaj më parë, por ka filluar të humbas durimin me paraqitjet e dobëta të ekipit në fushë.

Manchester United ka fituar vetëm dy ndeshje këtë sezon në Premierligë, dhe renditen në pozitën e 12, me pak shpresa për të mbajtur mendjen te vendi i katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.