Lansohet dueti “Liria ka emër” nga Veli Sahiti-Trix dhe Fero

Publikohet dueti interesant mes dy emrave të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Veli Sahiti-Trix dhe Fero sapo publikuan me videoklip duetin e tyre “Liria ka emër”

Dueti që askush nuk e priste erdhi i shoqërua me klip, në të cilin reperin Fero e shohim të veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tekstin e këngës e shkroi Nehat Mustafa- Mali dhe Agim Doçi, orkestrimin e bëri Istref Krasniqi, kurse videoja u punua nga Arb Production.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën që Trix dhe Fero e sollën me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Trix njihet për shumë hite që dëgjohen tash e sa vite në publik, një prej tyre është “Pa lamtumirë”.