Lansohet Samsung Galaxy Tab A 8.0 (2019) me lapsin S Pen

Para gjashtë javësh, Samsung ka zbuluar tabletin Galaxy Tab A 10.1 (2019) – një tablet zëvendësues për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë Tab S5e.

Tani, ka arritur një model i ri më kompakt, një me ekran 8-inç dhe ofron mbështetje për lapsin S Pen (diçka që madje as S5e nuk e ka).

Samsung Galaxy Tab A 8.0 me S Pen ka erkan 8-inç LCD me rezolucion të njëjtë sikurse vëllai i tij 10.1-inç – 1.920 x 1.200 pikselë, transmeton Koha.net. S Pen duket se është i ngjashëm me atë të Galaxy Note8.

Tab A 8.0, po ashtu, vjen me ekran Exynos 7904, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 512 GB përmes kartelës microSD, baterinë prej 4.200 mAh, si dhe peshon vetëm 325 gramë dhe është i trashë 8.9 mm, shkruan gsmarena.

Gjithashtu, Galaxy Tab A 8.0 vjen me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe ofron mbështetje për lidhjet Wi-Fi ac, Bluetooth 5.0 LE për Wireless, LTE. Po ashtu, ka portin për USB 2.0 si dhe portin 3.5 mm për kufje.

Sa i përket çmimit të këtij tableti të ri, Samsung ende nuk e ka zbuluar.

Megjithatë, tableti i ri do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe gri në Britani të Madhe, Zelandë të Re, Tajlandë, Kamboxhia, Laos, Malajzi, Filipine, Singapor dhe Vietnam.