Lëndohen katër persona, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Një aksident ka ndodhur pak para orës 7:00 në dalje të Gjilanit dhe janë lënduar katër persona, p-or njëri prej tyre më rëndë.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se personi i lënduar më rëndë është dërguar në QKUK, por është jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit në dalje të Gjilanit, ku janë lënduar 4 persona, njëri prej tyre më rëndë. Tre kanë lëndime të lehta dhe janë lëshuar për në shtëpi e tjetri është dërguar në QKUK, por nuk është në rrezik për jetë”, ka thënë Hashani

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.