Lëndohet lojtari shqiptar i skuadrës së Gerrardit

Nuk ka qetësi për Eros Grezdën, përveç problemeve në lojë që po ndesh me Rangers, tani ka ardhur edhe një dëmtim që duket se do e mbajë larg fushave në një moment kur Steven Gerrard ka nevojë për të.
Sulmuesi kuqezi është dëmtuar në Tenerife të Spanjës, aty ku skuadra skoceze po kryen fazën përgatitore.

Ende janë të paqarta arsyet e dëmtimit të tij, por mediat në Skoci kanë zbuluar se Grezda vuan një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë.

Shkalla e dëmtimit do përcaktohet në ditët në vijim nga mjekët e klubit, por Daily Star ka bërë me dije se ky dëmtim është i mbartur që nga koha kur Grezda luante në Kroaci me Osijekun.

Tifozët kanë filluar ta humbin shpresën për vlerat e sulmuesit shqiptar, duke e cilësuar një investim të gabuar, sidomos që tani përndiqet edhe nga dëmtimet e së shkuarës.

23-vjeçari i lindur në Gjakovë ka realizuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 14 paraqitje me Rangers në këtë stinor.