Lëndohet ylli i Chelseat, mund ta humbë finalen e Ligës së Evropës

Chelsea mbrëmë ka shënuar fitore prej 0 me 3 në miqësoren ndaj New Englanden, për të grumbulluar mbi 3.1 milionë funte për të luftuar diskriminimin.

Megjithatë skuadra londineze mori një lajm të keq nga ky takim, pasi mbeti pa mesfushorin Ruben Loftus-Cheek, i cili duket se pësoi një lëndim shumë të rëndë

Daily Mail raporton se Loftus-Cheek me shumë gjasë nuk do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit në Baku, që do të zhvillohet në më pak se dy javë.