Leonora Jakupi reagon ndaj thirrjeve të Labit për protestë: Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka

Labinot Tahiri sot me anë të një postimi ka bërë thirrje që të organizohet protest nëse nuk hiqet masa për anulimin e dasmave të këtij viti. 

Madje ai e ka quajtur koronavirusin një shpikje e cila po ua shpërlan truri popullit tash e 1 muaj e gjysmë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, këtë thirrje e ka kundërshtuar këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi përmes një postimi në Instagram.

“Jeta e qytetarit eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter! Nje fjale popullore thot “cka t’bahet me te tjeret le te behet edhe me neve”. Ne kete shtet ka njerez me te varfer e ma nevojtar te cilet nuk kan mundesi as pune te thjesht te kene. Per here te pare nuk pajtohem me thirrjen e kolegut time Labinot Tahiri per proteste”, ka shkruar Leonora.