Letër për drejtuesit e vendit tim

Shkruan: Doruntinë Ferati

T’merzitet shpirti e t’merzitet jeta e t’bohet bajat krejta senet kur je n’moshen ma t’mire, shkollohesh edhe n’fund met n’shpi.
Aplikacione per pune mytesh tu qu naper cdo vend ku e sheh se po kerkojne puntore. Edhe tu e dit qysh shkon ktu puna me t’njofshem, mundohesh pak a shume me gjet dikond qe mundet me t’kry pune. Fjalt e personit “t’kryme e ki bre mos ta nin”, gzohesh-:).
Vjen dita kur mbyllet konkursi, edhe ti thu, qeto dite m’thirin kismet, se ju beson fjalve t’injorantave edhe t’dallavergjive, qe vec t’japin shprese e vullnet kot. Amo nuk kan me pa hajr-:).

Nalesh e thu 23 vjet edhe spo muj me ba kurgjo per shpine tem, edhe tmerrohesh, kanihere bile edhe t’vjen marre me i kshyre prind, edhe krejt familjart kur e mendon gjendjen nt’cilen gjindesh, tanaj t’bjen n’mend qe jane edhe plot shoqe edhe shok tu qeshtu, edhe qetsohesh pak.

Mendon cdo dite cka me ba, ka me ja majt qe me pas ni te ardhme ma t’mire, qe me mujt ni dite prindve edhe krejt familjarve me jau kthy t’mirat qe ti kan ba. Apet hin hulumton konkurse t’punes, edhe pse shpresa qe te thirin asht zero, po prape thu hajt ishalla kom nafak edhe bahet dicka.

Prit e prit e prit…nuk te thir kerkush!
Deshprimi tjeter vjen kur shkon me ni market edhe lyp ndihme prej naj puntores edhe ajo e ngrata nuk din maspari as me fole, e leje ma me t’ndihmu edhe thu me veten “qe cka domethane me pas t’njofshem”, edhe plas prej deshprimit e inatit.

Tanaj shkon me pi ni kafe edhe e sheh shokin tond qe ka kry master vjen me t’sherby, tmerri tjeter.
Bisedon pak, tregon qysh pi ec puna edhe cfare presioni ka prej njerzve qe me 50 cent qesin kanun. T’dhimet aj ma shume se vetja.

Zotri kryeminister e ju drejtus t’vendit tem, a e kuptut tash pse po ikin rinia prej Kosoves?
A e kuptut pse stacionat e autobusave jane t’mbusht cdo dite me t’rije qe lypin ni minute ma perpara me u largu prej ktij vendi?

Autorja është një qytetare e Republikës së Kosovës dhe ky shkrim publikohet pa asnjë ndërhyrje nga redaksia, sipas kërkesës së autores!