LG humb procesin gjyqësor, do të paguajë 540 milionë euro

Gjiganti elektronik LG ka humbur kontestin gjyqësor kundër Bashkimit Evropian, i cili e dënoi për shkak të kurdisjes së çmimeve dhe tash duhet të paguajë gjobë në shumën mbi 540 milionë euro, njoftoi sot kompania jugkoreane.

Komisioni Evropian në vitin 2012 gjobiti shtatë prodhuesit kryesorë të ekraneve televizive dhe kompjuterëve me një shumë prej gjithsej 1.5 miliardë eurove, për shkak të marrëveshjes së çmimeve, transmetojnë mediat franceze.