Liverpooli mposht Chelsean, vazhdon të prij në krye të tabelës

Liverpooli ka mposhtur 2 me 0 Chelsean në xhiron e 34-të për të mos e lëshuar kreun e tabelës në Premier Ligë.

Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuan golat në minutat 51 dhe 53 për fitoren e 26-të të “Të Kuqve” këtë edicion.

Liverpooli prin me 85 pikë në tabelë, dy më shumë se Manchester City që ka një takim më pak të  zhvilluar.

Pas një mungese të gjatë, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes duke zëvendësuar Mohamed Salahun.