Lladrovci flet edhe një herë për “pilifunc”: Nuk është marre me tregu që jam ka çoban

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur edhe njëherë për lojërat popullore, “pitpitak”, “guxhas” e “pilifunc”.

Lladrovci më parë në një intervistë kishte treguar se kohë më parë i kishte luajtur këto lojëra, ndërsa në një intervistë për “21 Gradë”, ai ka sqaruar edhe një herë se nuk është aspak e turpshme që t’i tregojnë njerëzve se dikur ka qenë çoban dhe se i ka lujatur këto lojëra

Sipas tij ka pas njerëz të cilët e kanë ditur shumë mirë se çfarë janë këto lojëra, por nga mendjemadhësia janë bërë kinse s’kanë dëgjuar asnjëherë.

Duke u treguar modest si asnjë politikanë tjetër, Lladrovci ka treguar se dikur ishte çoban dhe po të ishte nevoja do t’i ruante bagëtit edhe sot

“Du me ja bërë të qartë të gjithë atyre mendjemdhenjëve që kanë lu pitpitak, guxhas, kliçkas e sorrash, mos u bëni mendjemdhenjë se nuk është marre me tregu kur jemi ka të vegjel çka kemi lujt.Nuk është marre me ju tregu njerëzve që dikur I kemi rujt bagëtit, jam ka çoban edhe sot me ka nevoj i ruj, nuk është turp me punu, por turp është me bërë punë të këqija”, ka thënë Lladrovci.