Lluka thotë se i vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi

Siç tashmë e dimë, gjendja e Telekomit të Kosovës nuk është aspak e kënaqshme, e këtë e deklaron edhe ministri Valdrin Lluka.

Sipas tij i vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi, dhe asnjë formë tjetër.

Numri i punëtorëve, përgjegjësia që ka Telekomi, si dhe ndikimi i vazhdueshëm politik sipas Llukës e bëjnë të paevitueshëm edhe falimentimin e kësaj ndërmarrjeje.

Lluka shton se privatizimi do ta hapte prespektivën jo vetëm për punëtorët e Telekomit, por edhe të përmirësonte kualitetin e shërbimeve si dhe numrin e tyre.

Lluka në rtv21 bën të ditur se duhet të bëhet privatizimi i një pjese të madhe të Telekomit, pasi në planet shtetërore është që Kosova të mbetet aksionare, diku prej 25% deri në 49%, pasi sipas Llukës këto aksione do të kenë më shumë vlerë sesa vlera totale e Telekomit momentalisht.