Logitech prezanton tastierën e re mekanike Pro X

Një nga karakteristikat kryesore të tastierave mekanike janë switchët që vijnë me to. Këta switchë përcaktojnë “ndjenjën” gjatë shtypjes, shpejtësinë e reagimit të butonave, rrjedhshmërinë dhe llojin e tingullit që e prodhon shtypja në tastierë, raporton Ubergizmo.

Si zakonisht, kur blihet tastiera, për switchët mendohet paraprakisht, pasi që ato zakonisht nuk mund të ndryshohen më vonë, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, Logitech po e ndryshon mënyrën e të menduarit të zakonshëm të blerjes së tastierës duke e lansuar tastierën e vet mekanike për gaming Logitech Pro X.

Kjo është tastiera e parë mekanike, në dispozicion komercialisht, e cila ofron switchë të zëvendësueshëm. Kjo do të thotë që gamerët të cilët dëshirojnë fleksibilitet dhe mundësinë e ndryshimit të switchëve sipas nevojave të tyre do të mund ta bëjnë këtë.

Tastiera për gaming Logitech Pro X me suiqe të ndërrueshme e ka një çmim prej 150 dollarësh, ndërsa modeli pa këtë opsion do të kushtojë 130 dollar.