LSDM dhe BDI sot duhet ta publikojnë emrin e kandidatit të përbashkët presidencial

Opinioni edhe më tej pret publikimin e emrit të kandidatit të përbashkët presidencial të partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI, për të cilin arritën marrëveshje liderët e dy partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Siç është paralajmëruan pas takimit të tyre të martën, emri i kandidatit duhet të publikohet sot, ndërsa ndërkohë vijojnë konsultimet për inkuadrimin edhe të Alternativës dhe PDSH-së, si dhe të partive tjera.

Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, kumtuan se do ta mbështetin nominimin e ambasadorit dhe profesorit universitar Blerim Reka. Ai që dje u kyç në listën me kandidatë zyrtarë për president, në të cilin është edhe Gordana Siljanovska Davkova, prapa kandidaturës të së cilës qëndron VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Pas vendimeve të liderëve nga koalicioni qeveritar LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, për kandidat të përbashkët, një pjesë e mediave publikuan se tashmë dihet edhe emri, ndërsa një pjesë pohuan se ende janë në lojë emrat Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Stevo Pendarovski dhe Oliver Spasovski nga LSDM-ja.

Ahmeti pas takimi të pardjeshëm me Zaevin tha se bisedon për emrat që përmenden në media dhe se ditët në vijim do të ketë mbledhje që të vendos për to.

Paraprakisht, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para mbledhjes së parë koordinuese të partisë të martën në mbrëmje, në të cilën in shqyrtuan raportet nga organizatat komunale dhe vetëkandidimet e arritura, tha se vijon procedura për selektim të përzgjedhjes së kandidatit të përbashkët.

“Do të kemi mjaft kontakte telefonike dhe lloje tjera të bisedimeve me sekretarët tanë, që janë në komunikim me organet e partive politike me të cilët bisedojmë që të shohim nëse ka hap eventual apo mundësi që të arrihet deri në kandidat të përbashkët. Informacionet i kam pozitive, nuk jemi shumë larg. Besoj se emrat do të jenë shkaku përfundimtar për gjetjen e kandidatit të përbashkët; tha Zaev.

LSDM-ja për të premten paralajmëroi kongres, në të cilin do të promovohet kandidati për president. Në konkursin e kësaj partie për paraqitje të kandidatit për president të shtetit, që përfundoi më 19 shkurt, e vetmja kandidaturë e njohur është e ish-ambasadorit Gjorgji Filipov.

Për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kandidati i LSDM-së dhe BDI-së do të “më së paku konsensual”. Dy partitë do të mbështesin kandidat të përbashkët, sipas Mickovskit, që ta ulin humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe për shkurt ta vazhdojnë karrierën politike të politikanëve nga këto dy parti politike.

Rrethi i parë zgjedhor për gjashtë zgjedhjet presidenciale është caktuar më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.